Bota10 Dhjetor 2023, 22:20

Aksident i rëndë në Greqi, dy makina përplasen “kokë më kokë”; humb jetën një person dhe plagosen 5 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Greqi, dy makina përplasen

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, në rrugën nacionale Kilkis-Doiranas.

Dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’, ku si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.

Ndërkohë autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.

aksident greqi dy makina 1 person