TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Shkurt 2026, 11:35

Aksion si në filma në Itali/ Sulmohet blindi me para, grabitësit bllokojnë autostradën dhe hapin zjarr ndaj karabinierëve

Shkruar nga Pamfleti
Aksion si në filma në Itali/ Sulmohet blindi me para, grabitësit
Sulmohet blindi me para

Skena si në filma kanë ndodhur këtë të hënë në një autostradë që lidh Leccen me Brindisin në Itali, kur dy automjete të blinduara të transportit të parave dhe mallrave me vlerë u sulmuan për t’u grabitur.

Një grup prej katër personash, të armatosur dhe të maskuar, u zunë pritë automjeteve të blinduara në mes të rrugës me një furgon, të cilin e shpërthyen për të bllokuar trafikun, raporton ANSA.

Pasi zbritën dy shoferët, kriminelët qëlluan në breshëri me kallashnikov ndaj dy automjeteve të blinduara. Ata nuk hezituan të hapnin zjarr edhe ndaj karabinierëve të Lecces që mbërritën në vendin e ngjarjes.

Aksion si në filma në Itali/ Sulmohet blindi me para, grabitësit

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa grabitja ka dështuar. Dy persona të dyshuar janë vënë në pranga.

Pas sulmit, autostrada Brindisi–Lecce u mbyll përkohësisht në të dyja drejtimet. Hetimet kanë nisur për sqarimin e plotë të rrethanave.

sulmohet blindi me para

Lini një Përgjigje