TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Tetor 2025, 15:32

Arrestohet mafiozi i shumëkërkuar italian, publikohen pamjet kur policia e kap në gjumë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet mafiozi i shumëkërkuar italian, publikohen pamjet kur

Arrestohet Leonardo Gesualdo nga Foggia, një figurë kryesore në organizatën "Società foggiana".

Bosi i njohur i mafies italiane, i cili ishte në arrati për pesë vjet, është arrestuar nga karabinierët mëngjesin e sotëm.

Bëhet fjalë për 39-vjeçarin, Leonardo Gesualdo nga Foggia, një figurë kryesore në organizatën "Società foggiana".

Herët në mëngjes, karabinierët e GIS (Njësia Italiane e Operacioneve Speciale) hynë me forcë në një shtëpi në periferi të Foggias, ku e gjetën në gjumë 39-vjeçarin.

Gesualdo nuk bëri rezistencë dhe gjatë kontrollit u gjet një pistoletë me gjashtë fishekë në karikator.

Që nga viti 2020, kur ai arriti të arratisej gjatë një operacioni të madh policor që ishte duke u zhvilluar në atë kohë, Gesualdo, i cili ishte dënuar me 12 vjet burg, kishte qenë në listën e të arratisurve më të rrezikshëm në Itali.

Për këtë operacion ishin lëshuar urdhër-arreste të përkohshme kundër 44 personave, kryesisht për vepra penale të zhvatjes.

 

 

 

Lini një Përgjigje