TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Mars 2026, 16:39

Deklarata e fortë e Trump: Mund ta shkatërrojmë Iranin brenda një ore!

Shkruar nga Pamfleti
Deklarata e fortë e Trump: Mund ta shkatërrojmë Iranin brenda
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kërcënuar se SHBA-ja ka kapacitetin të godasë Iranin në një mënyrë që do ta bënte të pamundur rindërtimin e tij, por theksoi se një veprim i tillë nuk është ndërmarrë.

Në një intervistë telefonike për Fox News, Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë fuqinë të shkatërrojnë objektiva të rëndësishme iraniane brenda një kohe shumë të shkurtër.

“Jemi mirë. Mund të shkatërroj gjëra brenda orës së ardhshme. Mund të mblidhemi dhe brenda një ore do të lexoni për shkatërrimin e centraleve bërthamore. Mund t’i bëjmë Iranit gjëra që do të ishin të tmerrshme. Ata fjalë për fjalë nuk do të mund të rindërtoheshin kurrë si komb, por ne nuk po e bëjmë këtë tani”, tha Trump.

Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Teheranit, veçanërisht lidhur me programin bërthamor iranian dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.

Po ashtu Trump për herë të parë la të hapur mundësinë që Rusia po ndihmon Iranin.

“Mendoj se Putini mund ta ndihmojë pak Iranin”, tha Donald Trump në radion FOX.
Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për ndihmë me mbrojtjen kundër dronëve kur u pyet nëse Ukraina po ofronte një ndihmë të tillë.



 

trump irani

Lini një Përgjigje