TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2026, 22:15

Djali i Ali Khameneit zgjidhet Lider Suprem i Iranit!

Shkruar nga Pamfleti
Djali i Ali Khameneit zgjidhet Lider Suprem i Iranit!
Mojtaba Hosseini Khamenei

Irani zgjedh Liderin e ri Suprem pas vrasjes së Ali Khamenit...

Mojtaba Hosseini Khamenei, klerik dhe politikani iranian, si dhe djali i madh i Ajatollah Ali Khameneit, është zgjedhur si Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, sipas raportimit të medias Iran International.

Sipas të njëjtit burim, zgjedhja e tij u bë nën presionin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), në një moment kur vendi ndodhet në përshkallëzim të konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Izraeli sulmoi sot selinë e Asamblesë së Ekspertëve të Iranit, institucioni përgjegjës për përzgjedhjen e udhëheqësit suprem të vendit. Por anëtarë nuk ishin aty dhe ata janë mbledhur online, duke zgjedhur liderin e ri.

Sipas Kushtetutës së Iranit, përzgjedhja e Udhëheqësit Suprem është kompetencë e Asamblesë së Ekspertëve, i njëjti organ që zgjodhi Ali Khamenein në këtë post në vitin 1989. Asambleja përbëhet nga 88 klerikë, të cilët zgjidhen formalisht nga vota popullore çdo tetë vjet. Megjithatë, kandidaturat lejohen vetëm për klerikë që konsiderohen plotësisht besnikë ndaj sistemit të Republikës Islamike.

Për këtë arsye, shumica e anëtarëve aktualë të Asamblesë njihen për qëndrime konservatore dhe të afërta me linjën e udhëheqjes aktuale.

Kushtetuta parashikon që zgjedhja e një udhëheqësi të ri duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, mbledhja e menjëhershme e plotë e Asamblesë mund të jetë e vështirë në kushtet e një situate të tensionuar sigurie, ndërsa vendi përballet me sulme dhe kërcënime ushtarake.

Ndërkohë, Kushtetuta iraniane parashikon që, në periudhën e përkohshme, kompetencat e Udhëheqësit Suprem ushtrohen nga një organ trepalësh i përbërë nga presidenti i Republikës, kreu i gjyqësorit dhe një klerik anëtar i Këshillit të Gardianëve. Ky mekanizëm synon të garantojë vazhdimësinë institucionale deri në konfirmimin formal të liderit të ri suprem.

 

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Influenca franceze nuk funksionoi. Nipi i Komeinit nuk u zgjodh. Tani hapet rruga për bisedime direkte SHBA- Iran.

    Lini një Përgjigje