Ish-presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodikd, ka zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me zëdhënësen për media të presidentit amerikan, Donald Trump, Karolin Leavitt.
Ndonëse vetëm pak kohë më parë ishte i sanskionuar nga SHBA-ja, Dodik duket se ka gjetur ‘fijet’ e duhura për t’u afruar me administratën Trump. Me anë të një positmi në rrjetin social “X”, Dodik tha se politika e Trump ka krijuar një stabilitet të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se ai ka një qasje racionale dhe pragmatike.
У Бијелој кући смо имали веома добар разговор са Каролин Ливит @PressSec , прес-секретарком предсједника Доналда Трампа.
— Милорад Додик (@MiloradDodik) February 6, 2026
Политика предсједника Трампа @realDonaldTrump , која Америку враћа принципима немијешања у унутрашње односе других држава, јасно прокламовано одустајање од… pic.twitter.com/SaJhlVbRw9
“Në Shtëpinë e Bardhë patëm një bisedë shumë të frytshme me Karolin Leavitt, zëdhënësen e presidentit Donald Trump. Politika e presidentit Trump e cila e rikthen Amerikën te parimet e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera, heqja e shpallur qartë dorë nga projektet e ndërtimit të kombeve dhe fakti që ai përdor fuqinë për të ruajtur dhe arritur paqen, e jo për të krijuar kaos, sjell një stabilitet të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Qasja e tij racionale dhe pragmatike, ku partnerët vlerësohen sipas respektit që tregojnë ndaj marrëveshjeve dhe jo sipas asaj kundër kujt mund të përdoren, përfaqëson një kthesë që jep shpresë se bota po hyn në një fazë më paqësore dhe më të përgjegjshme të politikës ndërkombëtare. Republika Srpska ka qenë gjithmonë mbështetëse e kësaj politike”, shkruan Dodik.
Lini një Përgjigje