TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Maj 2023, 11:00

Donald Trump kujtohet për kundërshtarët edhe Ditën e Nënës: Gëzuar për të gjitha gratë dhe të dashurat e Radikalëve të Majtë fashistë, marksistë e komunistë

Shkruar nga Pamfleti

Donald Trump kujtohet për kundërshtarët edhe Ditën e

Ish-presidenti Donald Trump i uroi Ditën e Nënës vetëm nënave të ‘fashistëve të majtë radikalë’.

Teksa në vendet perëndimore u shënua dje Dita e Nënës, Donald Trump postoi një urim për të celebruar ditën e nënës, duke iu drejtuar atyre të kampit të tij rival politik.

Por teksa tentonte të godiste administratën demokrate, të cilën e quante “fashistë të majtë radikalë”, kritikët vërenin se ai harroi të përmendte gruan e tij Melania, nënën e djalit të tij më të vogël, Barron.

Ish-presidenti shkruante në rrjetin e tij Truth Social: “Gëzuar ditën e nënës të gjithëve, veçanërisht nënat, gratë dhe të dashurat e Radikalëve të Majtë fashistë, marksistë e komunistë që po bëjnë gjithçka kanë në dorë për të shkatërruar e fshirë vendin tonë, dikur të madh”.

Trump vazhdonte më tej: “Juve ju lutem t’i bëni pak më inteligjentë e të sjellshëm këta të çmendur, në mënyrë që ne ta bëjmë Amerikën Përsëri të Madhe!!!”

Megjithëse ishte një urim i pazakontë, Trump nuk ishte i vetmi që u kujtua për ditën e nënës, teksa dhe figura të tjera bënin urimet e tyre në rrjet.

Ish-presidenti Obama shkruante: “Gëzuar ditën e Nënës! Shpresoj që të gjithë të vlerësojmë nënat dhe figurat e nënave në jetën tonë, pasi ka të tjerë që i merr malli për të tyret”.

Rivali republikan i Trump, guvernatori i Florida Ron DeSantis, gjithashtu i bënte homazh të shoqes, Casey.

“Madison, Mason e Mamie jeni me fat që keni nënën më të mirë në botë – Casey DeSantis. Faleminderit për atë që bën për familjen tonë!”

Ish-zv. presidenti Mike Pence vlerësonte gruan e tij Karen, nënën e tij Nancy, si dhe bijën e thjeshtrën e tij që janë bërë nëna së fundmi.

Ndërsa çifti Biden kaluan fundjavën në plazhin Rehoboth Beach, në Delaware, nga ku bënin urimet e tyre: “Të gjitha nënave kudo i urojmë gëzuar ditën e nënës.”

donald trump dita e nenes

Lini një Përgjigje