Bota 4 Prill 2023, 21:49

E rëndë në Greqi/ 36-vjeçari shqiptar plagos me armë 3 persona, mes tyre ish të dashurën

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Greqi/ 36-vjeçari shqiptar plagos me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Athinë, ku një 36-vjeçar shqiptar ka plagosur me pistoletë 3 persona.

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën Paleo Faliro, ku atentatori është afruar në një makinë të parkuar ka qëlluar me pistoletë ish-të dashurën 26-vjeçe, sapo ka zbritur nga makina.

Nga të shtënat mbetën të plagosur vëllai i saj 20-vjeç dhe shoku i saj 30-vjeç, të cilët kanë plagë të rënda dhe luftojnë për jetën.

Mësohet se të tre të plagosurit janë po ashtu nga Shqipëria. Menjëherë pas ngjarjes, 36-vjeçari është larguar në drejtim të paditur, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia greke.

greqi plagosje arme shqiptar