Bota 4 Prill 2023, 21:29

Mbyllet procesi gjyqësor, Trump largohet nga salla; seanca e radhës më 4 dhjetor

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet procesi gjyqësor, Trump largohet nga salla; seanca e radhës

Mbyllet procesi gjyqësor ndaj Donald Trump. Ish-presidenti amerikan sapo ka dalë nga salla e gjyqit dhe është nisur me eskortën e tij për në Florida, aty dhe ku do të dalë në një konferencë shtypi.

Trump nuk bëri asnjë koment teksa doli nga salla, ndonëse u njoftua se ai do të fliste para gazetarëve. Seanca e radhës kur Trump do të dalë para gjykatës është lënë më 4 dhjetor. 

Më herët Trump u vu nën arrest dhe u njoh me 34 akuzat kundër tij. Ai u deklarua i pafajshëm.

Ndaj tij rëndojnë 34 akuza. Në vitin 2016, gjatë kohës kur Trump po përgatitej të bëhej president, ylli i filmit për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi me mediat dhe ju ofroi atyre kundrejt pagesës, informacione që provonin se ajo dhe Trump kishin pasur lidhje jashtëmartesore.

Ekipi i presidentit Trump e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen mori përsipër të mbylli çështjen që të mos bëhej publike dhe pagoi pornostaren Daniels, 130,000 dollarë për të heshtur.

Por si nisi historia e tij me Stormy Daniels?

2006: Stormy Daniels, atëherë 27 vjeçe dyshohet se ka kryer marrëdhënie intime me Donald Trump, 60 vjeç, në një dhomë hoteli pas një turneu golfi, një muaj pasi Melania Trump lindi djalin e tyre, Barron.

2011: Stormy Daniels jep një intervistë për një revistë në lidhje me pretendimet e saj për një lidhje me Donald Trump. Artikulli nuk publikohet pasi revista dyshohet se kërcënohet me padi.

2016: Avokati i Trump, Michael Cohen, i paguan Daniels 130,000 dollarë në këmbim të heshtjes së saj, disa ditë para se Trump të zgjidhet president.

2018: Wall Street Journal publikon një histori në lidhje me paratë e supozuara që blenë heshtjen e aktores dhe thotë se Cohen ndihmoi në historinë e revistës në vitin 2011. Trump mohon aferën, Cohen mohon pagesën. Më vonë atë vit, Cohen pranon fajësinë për evazion fiskal, dënohet me tre vjet burg dhe dëshmon se Trump e ka urdhëruar atë të bëjë pagesën e parave të heshtura.

2019: Zyra e Prokurorit të Qarkut Manhattan fillon hetimin e akuzave për mashtrim kundër Organizatës Trump.

2020: Donald Trump humbet zgjedhjet presidenciale.

2023: Mblidhet një juri e madhe për të parë provat në hetimin e parave që blenë heshtjen e aktores. Më 15 mars, Cohen dëshmon për tre orë. Më 18 mars, Trump thotë në rrjetet sociale se pret të arrestohet.



trump