
37 persona janë arrestuar gjatë një operacioni policor ndërkombëtar, si pjesë e një bande kriminale "shumë të dhunshme" nga Ballkani Perëndimor, njoftoi Europol.
Aksioni u zhvillua në Zagreb të Kroacisë.
Banda e fuqishme kriminale që ishte e përfshirë në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe armëve të zjarrit në të gjithë Evropën dhe drejtohej nga një kryetar që orkestronte aktivitetet nga burgu.
Europol shkatërroi organizatën me bazë në Ballkanin Perëndimor në një seri bastisjesh të kryera njëkohësisht në Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe Hercegovinë, Holandë, Itali, Belgjikë dhe Gjermani.
“Gjatë hetimit u arrestuan gjithsej 37 të dyshuar, duke përfshirë kreun e bandës, një shtetas të Bosnjë e Hercegovinës, të cilin Europol e konsideron një objektiv me vlerë të lartë dhe që aktualisht po vuan një dënim me katër vjet burg në Itali”, tha Europol në një njoftim.
Kreu i bandës dyshohet se organizonte kontrabandën e drogës dhe armëve të zjarrit duke u dhënë urdhra vartësve, edhe pse ishte në qeli, shton Europol.
Së bashku me arrestimet, policia sekuestroi rreth 148,000 euro para të gatshme, 18 armë zjarri, duke përfshirë dy automatikë dhe 500 gramë TNT me detonatorë nga distanca.
Policia ka sekuestruar gjithashtu 15 kilogramë kokainë, 11 kilogramë heroinë, si dhe sasi më të vogla të drogave të tjera.
Hetimi ndërkombëtar pasoi atë që Europol e përshkroi si një "hetim i ndërlikuar" i kryer nga policia kroate si pjesë e Task Forcës "Ballkan Cartel".
Inteligjenca e Europol pas heqjes së fundit të tre mjeteve të komunikimit të koduar të përdorura nga kriminelët – Encrochat, Sky ECC dhe ANOM – zbuloi aktivitetin e kriminelëve të Ballkanit në peizazhin kriminal global, njoftoi agjencia.
“Për t'iu përgjigjur këtij kërcënimi, Europol ka ngritur Task Forcën Operacionale të Kartelit Ballkanik, i cili mbledh së bashku hetues nga e gjithë Evropa dhe bota për të synuar në mënyrë efektive kërcënimin që buron nga ky rajon.
Përveç shkatërrimit të këtij rrjeti, puna e kryer në kuadër të kësaj Task Force Operacionale çoi së fundmi në çmontimin në Serbi të organizatës më të madhe të trafikut të drogës në rajonin e Ballkanit.", përfundon Europol njoftimin e saj.