Bota26 Maj 2023, 08:12

“Lufta mund të zgjasë për dekada”, Medvedev paralajmëron një konflikt rraskapitës në Ukrainë: Mund të ketë periudha armëpushimi por jo paqe

Shkruar nga Pamfleti

“Lufta mund të zgjasë për dekada”, Medvedev

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev është shprehur se lufta në Ukrainë mund të zgjasë për dekada. Ai tha se lufta mund të kthehet në një konflikt të karakterizuar nga periudha të gjata luftimesh të ndërthurura nga armëpushimet.

"Ky konflikt do të zgjasë një kohë shumë të gjatë, ka shumë të ngjarë dekada. Për sa kohë që ekziston një fuqi e tillë, do të ketë, të themi, tre vjet armëpushim, dy vjet konflikt dhe gjithçka do të përsëritet”, vazhdoi ai, duke përsëritur pretendimin e Moskës se Ukraina është një shtet nazist", citoi RIA të thoshte Medvedev.

Komentet e Medvedv vijnë në një kohë kur Ukraina pritet të nisë kundërofensivën e saj, në të cilën janë varur shpresat e të gjithë botës për arritjen e një fitoreje nga ana e Kievit. Triumfi i ukrainasve  më pas do të vendoste Kievin në kushte të përshtatshme për të nisur bisedimet për paqe me Rusinë.

medvedev lufta ukrainë