Bota26 Maj 2023, 09:07

Çip brenda trurit të njeriut, kompania ‘Neuralink’ e Elon Musk merr aprovimin për të nisur eksperimentimet

Shkruar nga Pamfleti

Çip brenda trurit të njeriut, kompania ‘Neuralink’ e

Neuralink, kompania e çipeve të trurit të Elon Musk, tha të enjten se kishte marrë një dritë jeshile nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të nisur studimin e saj të parë klinik në njerëz, një moment historik ky pas përpjekjeve të mëparshme të dështuara për të marrë një aprovim.

Musk e kërkoi një aprovim në viti 2019, që kompania e tij e pajisjeve mjekësore të fillonte provat në njerëz për të implementuar çipat e kompanisë së tij, të cilat mund të trajtojnë kushte të rënda si paraliza dhe verbëria.

Në një postim në Twitter të enjten, Neuralink tha se nuk është ende e hapur për një provë klinike.

Ky është rezultat i punës së jashtëzakonshme nga ekipi Neuralink në bashkëpunim të ngushtë me FDA dhe përfaqëson një hap të parë të rëndësishëm që një ditë do të lejojë teknologjinë tonë të ndihmojë shumë njerëz”, tha kompania në një postim në Twitter të enjten.

Gjatë viteve, Musk ka paraqitur publikisht një plan ambicioz për Neuralink. Ai u bë lajmi kryesorë në gjithë botën në fund të vitit të kaluar, kur tha se tashmë ishte aq i sigurt në sigurinë e pajisjes sa do të ishte i gatshëm t'i implantonte ato tek fëmijët e tij.

Musk parashikon si individët me aftësi të kufizuara ashtu edhe ata të shëndetshëm do të marrin me shpejtësi implantet kirurgjikale në qendrat lokale. Sipas tij këto pajisje synojnë të kurojnë një sërë kushtesh nga obeziteti, autizmi, depresioni dhe skizofrenia, deri te mundësimi i shfletimit në internet dhe telepatisë.

musk neuralink Çip në tru