Trupa e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka paralajmëruar se ka shënjestruar objektet e naftë dhe petrokimikatesh në vendet e Gjirit Persik, përfshirë Bahreinin, Kuvajtin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Garda Revolucionare e Iranit e cilësoi veprimin e saj ushtarak si një përgjigje ndaj një sulmi ndaj një kompleksi petrokimik në Mahshahr, në Iranin jugperëndimor, për të cilin Izraeli ka marrë përgjegjësinë, dhe një sulmi ndaj një ure të madhe pak jashtë Teheranit, raportoi televizioni shtetëror i Republikës Islamike të Iranit (IRIB).
“Faza e parë” e përgjigjes së Iranit u krye këtë mëngjes, tha IRIB, teksa citoi Gardën Revolucionare.
Irani mori përgjegjësinë për sulmet ndaj objekteve të gazit dhe petrokimisë të lidhura me Amerikën në Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein dhe Kuvajt, duke paralajmëruar gjithashtu se do të përshkallëzonte sulmet ndaj interesave të SHBA-së nëse sulmet ndaj infrastrukturës civile do të përsëriteshin.
Garda Revolucionare e Iranit tha gjithashtu se një rafineri nafte në Haifa, në veri të Izraelit, ishte në shënjestër. CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e Gardës Revolucionare të Iranit.
Autoritetet në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, thanë sot se rënia e mbeturinave nga përgjimet e mbrojtjes ajrore mbi një uzinë petrokimike rezultoi në shpërthimin e tre zjarreve. Nuk u raportuan të lënduar për shkak të incidentit, por vendi u dëmtua, tha zyra e medias e qytetit.
Lini një Përgjigje