
Kundërofensiva Ukrainase duket të jetë një thikë me dy presa për Kievin. Kjo pasi Perëndimi dëshiron të shohë nëse duhet të vazhdojë të shpenzojë miliarda dollarë për ta ndihmuar Kievin t’i bëjë ballë agresionit rus, apo duhet ta bindë atë që të ulet në tavolinën e bisedimeve dhe të bëjë marrëveshje me Putinin.
Gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley është shprehur se Ukraina nuk ka gjasa të dëbojë të gjitha trupat ruse nga territori i saj këtë vit, duke paralajmëruar një konflikt të gjatë.
Ai tha se pavarësisht pretendimeve të presidentit Ukrainas çlirimi i territoreve të saj kërkon një anagazhim të lartë ushtarak, gjë që e bënë të pamundur një rezultat pozitiv dhe të menjëhershëm.
“Zelenskiy ka deklaruar publikisht shumë herë se objektivi ukrainas është të dëbojë çdo rus nga Ukraina e pushtuar nga Rusia. Dhe kjo është një detyrë e rëndësishme ushtarake. Detyrë shumë, shumë e vështirë ushtarake. Ju po shikoni disa qindra mijë rusë që janë ende në Ukrainën e pushtuar nga Rusia. Nuk mendoj se ka gjasa të bëhet në një afat të afërt për këtë vit”, tha ai.
Ukraina pritet të nisë kundër ofensivën e saj në muajin prill, ndërkohë Perëndimi i cili ka investuar miliarda dollarë armatime për Kievin ka rritur presionin ndaj saj dhe po kërkon të shohë rezultate konkrete në fushëbetejë.
Kundërofensiva Ukrainase duket të jetë një thikë me dy presa për Kievin. Kjo pasi Perëndimi dëshiron të shohë nëse duhet të vazhdojë të shpenzojë miliarda dollarë për ta ndihmuar Kievin t’i bëjë ballë agresionit rus, apo duhet ta bindë atë që të ulet në tavolinën e bisedimeve dhe të bëjë marrëveshje me Putinin.
Një marrëveshje në rast dështimi të kundërofensivës do të ishte skenari më i keq për Ukrainën, e cila do të detyrohej të lëshonte 4 rajonet e aneksuara nga Moska në këmbim të paqes. Por sërish në këto kushte paqja nuk do të jetë e garantuar pasi me kalimin e viteve Rusia mund të planifikojë tjetër sulm ndaj Ukrainës.
Duke pasur parasysh këtë, Kievi ka vetëm një opsion të luftoj me gjithçka ka për të bindur Perëndimin se mundet të çlirojë territorin e saj.