
Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka akuzuar Ukrainën se po kërkon armë bërthamore, sipas mediave shtetërore.
Kim Yo Jong tha se një peticion pro-bërthamor ukrainas i cili ka marrë vetëm 611 nënshkrime ishte një komplot politik nga zyra e Volodymyr Zelensky.
Zonja Kim, nuk dha asnjë provë për pohimin, i cili duket se bazohet vetëm në një peticion publik të paraqitur në faqen e internetit të zyrës presidenciale të Ukrainës të enjten.
Peticioni pasoi një njoftim nga Vladimir Putin se Rusia planifikon të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusinë fqinje.
Koreja e Veriut ka krijuar lidhje më të ngushta me Kremlinin dhe ka mbështetur aneksimin e shpallur nga Moska të pjesëve të Ukrainës pasi ajo pushtoi vitin e kaluar.
Kujtojmë se Ukraina hoqi dorë nga armët e saj bërthamore në vitet 1990, pasi i trashëgoi ato pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Në këmbim, fuqitë botërore, përfshirë Rusinë, premtuan se nuk do të cenonin sigurinë e saj.
Një këshilltar për politikën e jashtme të zëvendëskryeministrit ukrainas tha se ky ishte "një gabim" në mars të vitit të kaluar, duke sugjeruar se Rusia nuk do të kishte pushtuar kurrë nëse Ukraina do të kishte mbajtur aftësitë e saj bërthamore.