TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Shkurt 2026, 20:12

Grushta e dhëmbë të thyer, përleshje masive në avionin e nisur nga Turqia (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Grushta e dhëmbë të thyer, përleshje masive në avionin
Perleshje masive

Një video u bë virale në rrjet, teksa jepen sekuenca nga një sherr masiv midis pasagjerëve në një fluturim nga Turqia për në Mançester.

Situata në bord ka detyruar pilotin që të bëjë një ulje të detyruar të avionit.

Pamjet dramatike tregojnë pasagjerët duke bërtitur ndërsa ata shkëmbejnë grushte dhe përleshen.

Kaosi u përhap shpejt, me familje të tmerruara dhe udhëtarë të moshuar të përfshirë në rrëmujë.

Dëshmitarët përshkruan se kishin parë gjak në karrige dhe dhëmbë të shpërndarë në dysheme.

Fluturimi u devijua për në Bruksel, pasi thuhet se shpërtheu dhuna kur një pasagjer u përpoq t’i rrëmbente telefonin një tjetri.

Policia hipi në aeroplan pas uljes dhe arrestoi dy persona.

Pasagjerët pretenduan se njëri prej të ndaluarve kishte pirë shumë alkool dhe kishte bërë vërejtje raciste përpara se situata të përshkallëzohej në një konfrontim me ekuipazhin e kabinës për shkak të cigareve.

perleshje masive avion turqi

Lini një Përgjigje