TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Maj 2025, 21:57

Sulmi me thikë në Gjermani, shkon në 17 numri i të plagosurve; arrestohet një grua

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi me thikë në Gjermani, shkon në 17 numri i të

Zbardhen detaje nga sulmi me thikë në Gjermani. Të paktën 17 persona u plagosën në një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit të Hamburgut pasditen e sotme.

Sipas policisë, 4 nga 17 personat e plagosur ndodhen në gjendje kritike për jetën, ndërsa pjesa tjetër ka marrë lëndime të lehta.

Disa nga të lënduarit morën ndihmën e parë në tren, ndërsa të tjerët u dërguan menjëherë në spitale.

Incidenti i përgjakshëm ndodhi në platformën 13/14, rreth orës 18:00. Ndërkohë, një grua 39-vjeçare u u arrestua në vendngjarje nga policia.

Autoritetet dyshojnë se gruaja veproi e vetme. Ende nuk është zbuluar arsyeja e sulmit apo identiteti i 39-vjeçares.

Një dëshmitare e sulmit tha se: “Për fat të mirë, nuk mbaja kufje, kështu që i dëgjova të gjithë duke bërtitur. Pastaj të gjithë u larguan me vrap”.

Stacioni kryesor i trenit i Hamburgut është një nga më të populluarit në Gjermani, me mbi 500,000 njerëz që kalojnë në të çdo ditë. Pasditja e së premtes është një nga orët e pikut.

Lini një Përgjigje