TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2026, 18:09

Tërmeti shkatërrues, Papa Leoni XIV hap fond emergjence për Venezuelën!

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti shkatërrues, Papa Leoni XIV hap fond emergjence për
Papa Leoni XIV

Papa Leoni XIV ka akorduar një ndihmë emergjente prej 100 mijë eurosh për Venezuelën, pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin dhe shkaktoi humbje të mëdha në njerëz dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Lajmi u bë i ditur nga Vatikani, i cili sqaroi se fondi është vënë në dispozicion nga Zyra e Lëmoshës Apostolike, institucioni i Selisë së Shenjtë që merret me veprat bamirëse të Papës dhe mbështetjen e popullsive të goditura nga fatkeqësitë natyrore.

Sipas Vatican News, shuma prej 100 mijë eurosh përbën një "kontribut fillestar", i destinuar për të mbështetur operacionet humanitare dhe përpjekjet e ndihmës për banorët e prekur nga katastrofa.

Venezuela u godit gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë. Sipas bilancit paraprak, të paktën 164 persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur ose kanë mbetur pa strehë.

Ndihma për Venezuelën nuk ka ardhur vetëm nga Selia e Shenjtë. Mbështetje humanitare kanë ofruar edhe disa vende dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Iranin dhe Kubën.

Katastrofa natyrore ka goditur një vend që prej vitesh përballet me një krizë të rëndë ekonomike dhe sociale, duke e bërë edhe më të vështirë menaxhimin e pasojave të tërmetit.

papa leoni xiv venezuela termeti

Lini një Përgjigje