Bota23 Qershor 2024, 22:40

Sulmin në ndërtesat e agjencisë së OKB-së, justifikohet Izraeli: Ishin kthyer në mburojë të terrorizmit

Shkruar nga Pamfleti

Sulmin në ndërtesat e agjencisë së OKB-së, justifikohet

Ushtria izraelite, (IDF) ka justifikuar sulmin e ndërmarrë në strehën dhe qendrën e shpërndarjes së ndihmave të UNWRA në veri të Gazës.

Me anë të një deklarate, Izraeli ka deklaruar se sulmi ka ardhur vetëm për faktin se ndërtesat ishin kthyer në mburojë për aktivitetet terroriste, referuar Hamasit.

Izraeli pretendon se para bombardimeve u morën masa paraprake për të zvogëluar rrezikun e dëmtimit të civilëve.

Kujtojmë se gjatë gjithë këtij konflikti, ushtria izraelite ka shënjestruar jo vetëm objektet e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë (UNRWA), por edhe punonjësit e saj.

Gjithsej 193 punonjës janë vrarë në sulmet izraelite. Ushtria izraelite po ashtu ka pohuar se UNRWA është një “organizatë terroriste” dhe duhet të zëvendësohet në Rripin e Gazës.