TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2026, 15:59

Ish-komandanti i Gardës Revolucionare emërohet këshilltar i Mojtaba Khameneit!

Shkruar nga Pamfleti

Ish-komandanti i Gardës Revolucionare emërohet këshilltar i

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei ka emëruar si këshilltarin e tij të ri ushtarak ish-komandantin e Gardës Revolucionare Islamike, Mohsen Rezaei.

Rezaei është anëtar i Këshillit Suprem Kombëtar të Sigurisë dhe ish-komandant i Korpusit të Pasdaranëve.

Sot është dita e 17-të e përshkallëzimit të konfliktit si pasojë e sulmeve të koordinuara mes SHBA-së dhe Izraelit drejt Iranit, bota tashmë është prekur nga pasojat e kësaj lufte.

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit po rrezikon futjen e shteteve në krizë për furnizimin me karburant, ndërsa presidenti Donald Trump për herë të parë ka kërkuar ndihmën e Evropës për të mundësuar hapjen e ngushticës dhe kalimin e sigurtë të anijeve me naftë.

 

mojtaba khamenei

Lini një Përgjigje