TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2023, 19:38

Izraeli bën masakër, sulmon spitalin në Gaza; raportohet për 500 të vdekur

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli bën masakër, sulmon spitalin në Gaza; raportohet për

Sulmet izraelite po kalojnë të gjitha caqet e ligjeve ndërkombëtare të luftës. Kjo pasi në një sulm të fundit me raketa, Izraeli ka goditur një spital në Gaza duke lënë të vdekur mbi 500 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë.

Lajmi u dha nga një zëdhënës i ministrisë palestineze të shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, i cili konfirmoi se Izraeli kishte sulmuar Spitalin Baptist Arab al-Ahli në qytetin e Gazës.

Izraeli bën masakër, sulmon spitalin në Gaza; raportohet për

Lajmi ende nuk është konfirmuar, por sipas sky news imazhet e pa verifikuara që supozohet se tregojnë pasojat e sulmit po qarkullojnë në rrjetet sociale. Nëse konfirmohet, sulmi do të ishte deri tani sulmi ajror më vdekjeprurës izraelit në pesë luftëra të zhvilluara që nga viti 2008.

Fotot nga Spitali al-Ahli treguan se zjarri përfshiu sallat e spitalit, xhamat e copëtuar dhe pjesët e trupit të shpërndara në të gjithë zonën.

Izraeli bën masakër, sulmon spitalin në Gaza; raportohet për

Disa spitale në qytetin e Gazës janë bërë strehë për qindra njerëz, duke shpresuar se ata do të kurseheshin nga bombardimet, pasi Izraeli urdhëroi të gjithë banorët e qytetit dhe zonave përreth të evakuoheshin në Rripin jugor të Gazës.

Pavarësisht kundërshtimit nga shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare të cilat paralajmëruan pasojat katastrofike, Izraeli mesaduket po vazhdon planin e saj për pushtimin e plotë të Gazës.

Ndërkohë zëdhënësi i ushtrisë izraelite, adm. Daniel Hagari tha se ende nuk ka detaje mbi vdekjet në spital.

Ne do të marrim detajet dhe do të përditësojmë publikun. Nuk di të them nëse ishte një sulm ajror izraelit”, tha ai.

izraeli sulm spitali

Lini një Përgjigje