Bota 4 Dhjetor 2023, 20:03

Kaos në Ukrainë, Klitschko 'rrëzon' me “KO” Zelenskyn: Po bëhet autokrat, shumë shpejtë do të humbasë pushtetin!

Shkruar nga Pamfleti

Kaos në Ukrainë, Klitschko 'rrëzon' me “KO”

Kundërshtarët e Zelenskit e kanë shtuar volumin javët e fundit, duke e akuzuar atë për keqpërdorim të kundërsulmimit, dështimin për të eliminuar korrupsionin, shmangien e zgjedhjeve presidenciale të planifikuara për në mars dhe humbjen e vullnetit të mirë politik ndërkombëtar.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko deklaroi se popullariteti i kundërshtarit të tij politike, Volodymyr Zelensky po bie dhe se ai do të paguajë për gabimet e tij duke humbur përfundimisht pushtetin.

Në një qortim befasues të presidentit të Ukrainës, Klitschko u tha dy intervistuesve se ai e konsideronte Zelensky si gjithnjë e më të izoluar dhe autokratik.

Njerëzit shohin se kush është efektiv dhe kush jo. Dhe ka pasur dhe ka ende shumë pritshmëri. Zelensky po paguan për gabimet që ka bërë”, tha ai në një intervistë me uebsajtin zviceran të lajmeve ‘20 Minutes’, raporton "Telegraph". 

Ish-kampioni i botës në boks në peshat e rënda, i cili ka qenë kryebashkiak i Kievit që nga viti 2014, është një kundërshtar politik i Zelenskit dhe komentet e tij pasqyrojnë pakënaqësinë në rritje me presidentin pas 21 muajsh luftë dhe një kundërofensivë të dështuar të mbështetur nga NATO.

Klitschko fajësoi Zelenskyn për injorimin e paralajmërimeve në lidhje me pushtimin rus në shkurt 2022, dështime për të cilat ai tha se pothuajse i lejuan ushtrisë ruse të kapte Kievin.

Njerëzit pyesin pse ne nuk ishim më të përgatitur për këtë luftë. Pse Zelensky e mohoi deri në fund se do të vinte deri këtu”, tha ai.

Kundërshtarët e Zelenskit e kanë shtuar volumin javët e fundit, duke e akuzuar atë për keqpërdorim të kundërsulmimit, dështimin për të eliminuar korrupsionin, shmangien e zgjedhjeve presidenciale të planifikuara për në mars dhe humbjen e vullnetit të mirë politik ndërkombëtar.

Muajin e kaluar, Oleskiy Arestovych, ish-këshilltari i Zelensky, tha se ai dëshironte të sfidonte Presidencën ukrainase dhe se tani ishte koha për të filluar bisedimet me Kremlinin për përfundimin e luftës.

Klitschko tha se ishte dakord me komandantin e përgjithshëm ushtarak të Ukrainës, Valery Zaluzhny, se lufta ishte kthyer në një ngërç. Komentet e Gjeneral Major Zaluzhny, në një intervistë me Economist, kishin zemëruar Zelensky, i cili këshilloi drejtuesit e tij të lartë që t'i përmbaheshin luftimeve dhe të qëndronin jashtë politikës.

"Ndonjëherë njerëzit thjesht nuk duan të dëgjojnë të vërtetën", tha zoti Klitschko.

Ndërsa Klitschko tha se Zelensky përfundimisht do të humbiste pushtetin, ai sqaroi se ishte e rëndësishme të mos ndërroheshin presidentët ndërsa Ukraina ishte ende në luftë me Rusinë.

Presidenti ka një funksion të rëndësishëm sot”, tha ai.

Intervista e Klitschko me 20 Minutes u publikua të dielën brenda disa orësh pas një historie të gjerë në revistën gjermane Der Spiegel mbi luftën në Ukrainë, e cila gjithashtu e citonte atë duke kritikuar Zelensky.

Der Spiegel citoi zotin Klitschko të thoshte se Zelensky është izoluar dhe se ata nuk takohen kurrë, edhe pse zyrat e tyre janë vetëm disa minuta larg.

Ai tha se vetëm kokëfortësia dhe pavarësia e kryebashkiakëve dhe guvernatorëve rajonalë po e ndalonin Ukrainën që të bëhej një shtet autokratik i përqendruar rreth Zelenskyt.

Aktualisht ekziston vetëm një institucion i pavarur, por mbi të po ushtrohet presion i madh: vetëqeverisja lokale”, tha ai.

klitchko zelensky