Bota 4 Dhjetor 2023, 19:46

Planifikoi rrëmbimin e vajzës së tij, del para gjykatës babai i 14-vjeçares të vrarë në Shkup

Shkruar nga Pamfleti

Planifikoi rrëmbimin e vajzës së tij, del para gjykatës

Aleksandar Gjorçevski, babai i 14-vjeçares që u rrëmbye dhe u vra në Maqedoninë e Veriut, ka dalë mbrëmjen e sotme para Gjykatës Penale në Shkup.

Siç shihet, në momentin që Gjorçevski, i dyshuar për përfshirje në ngjarje, hyn në ambientet e gjykatës sheh nga kamerat dhe bën me dy gishtat e mëdhenj shenjën e ‘OK’.

Kryeprokurori Gavrill Bubevski në konferencën për shtyp tha se provat e ndërmjetësimit tregojnë se organizatorët i kanë marrë informatat nga babai i saj për të dhënë detaje se kur do të dilte nga shtëpia vajza.

“Për babain tani për tani kemi dëshmi se si ndërmjetësues ka marrë pjesë në informimin kur vajza do të dalë nga shtëpia që të rrëmbehet. Nuk kemi njohuri se është i involvuar në motivin e vrasjes. Një nga personat e dyshuar tha se informatat për vajzën i ka babai”, u shpreh Bubevski në konferencën e paradites së sotme, teksa shtoi se babai i ka mohuar veprimet

Në konferencë për shtyp u theksua se i dyshuari i parë, i cili është organizator dhe ekzekutor i vrasjes, është në arrati, ndërsa tre të dyshuarve u është shqiptuar paraburgim 48-orësh.

Kujtojmë se bashkë me adoleshenten është gjetur i vrarë dhe një 74-vjeçar, të cilët nuk kanë pasur njohje me njëri-tjetrin, ndërsa në ngjarje është përdorur automjeti i këtij të fundit, të cilit më pas i është vendosur flaka.

14 vjeçarja u raportua e zhdukur më 27 nëntor dhe u shpall në kërkim nga Interpol.

Vanja është rrëmbyer pasi ka dalë nga banesa. Ka qenë i ati që ka dhënë informacion për ditën dhe orën që 14-vjeçarja do dilte nga shtëpia. Ndërsa vrasësi i saj është arratisur dhe po punohet për kapjen e tij.

 

vras shkup rrembim