Një tjetër kërcënim nga Irani. Këtë rradhë Teherani ka vendosur të vërë në funksionim raketat me rreze 4 mijë km, ndonëse dy të tilla u shkatërruan pa arritur objektivat.
Kjo është hera e parë që Irani vendos të përdorë raketat me rreze 4 km, ndërsa ish-Lideri Suprem, Khamenei, i vrarë në sulmin amerikano-izraelit, kishte urdhëruar përdorimin e raketave me maksimumin e rrezes 2 km.
Teherani mendonte të godiste bazën në Diego Garcia, por pa sukses. Njëra nga raketat u shkatërrua me një SM-3, raporton ËSJ, ndërsa raketa tjetër dështoi në fluturim. Asnjëra nga raketat nuk e goditi bazën, por vetë fakti i lëshimit të raketave me këtë rreze, përmbys çdo vlerësim të mëparshëm të aftësive raketore iraniane.
Ndërkohë, sipas CBS, thuhet se Donald Trump po shqyrton mundësinë e vendosjes së forcave tokësore në Lindjen e Mesme . Ky informacion bie ndesh me deklaratën e tij të mëparshme, në të cilën ai tha se nuk kishte ndërmend të dërgonte trupa , duke shtuar se edhe nëse do ta kishte marrë një vendim të tillë, nuk do ta njoftonte publikisht.
Shtetet e Bashkuara njoftuan heqjen e disa sanksioneve mbi naftën iraniane, në një përpjekje për të zbutur ndikimin e luftës në Iran në tregjet globale të energjisë. Sekretari i Thesarit, Scott Besant, njoftoi lëshimin e një licence të kufizuar dhe afatshkurtër që lejon shitjen e naftës iraniane që mbetet e bllokuar në anije në det.
Në të njëjtën kohë, një ish-oficere e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara që dezertoi në Iran po shkakton shqetësim të madh midis agjencive perëndimore të inteligjencës, të cilat kanë frikë se ajo mund të jetë një nga "armët sekrete" më të fuqishme të Teheranit.
Lini një Përgjigje