TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Shkurt 2025, 19:40

Lë jashtë Gjermaninë e Britaninë, Macron fton 11 shtete në samitin e 2-të për Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti

Lë jashtë Gjermaninë e Britaninë, Macron fton 11 shtete

Pas mini-samitit të mbajtur të hënën në Elysee në Paris, presidenti francez Emmanuel Macron planifikon të presë një takim të dytë me Ukrainën si temë kryesore e diskutimit.

Konkretisht, sipas Reuters , duke cituar burime diplomatike, vendet e ftuara ishin Norvegjia, Kanadaja, tre shtetet baltike (Lituania, Estonia dhe Letonia), Republika Çeke, Greqia, Finlanda, Rumania, Suedia dhe Belgjika.

Disa vende mund të marrin pjesë përmes video-konferencës, thanë dy nga diplomatët.

Të hënën u mbajt në Paris samiti joformal i liderëve europianë, ku u bë thirrje për një front të bashkuar kundër strategjisë së Trump dhe në funksion të takimit të sotëm të delegacioneve amerikane dhe ruse në Arabinë Saudite, me fokus një plan paqeje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Lini një Përgjigje