
Marine Le Pen, drejtuesja forcës së ekstremit të djathtë në Francë ka shkruar në X se Emmanuel Macron sot njeh ‘Hamastanin’, jo Palestinën.
"Ky është një gabim jashtëzakonisht serioz, veçanërisht krahasuar me ato kombe që luftojnë kundër terrorizmit islamik”, shprehet Le Pen.
Kjo ishte edhe përgjigja që Le Pen i dha presidentit francez Emanuel Macron me deklaratën e tij për njohjen e shtetit të Palestinës, shkruan “La Repubblica”.
Në postimin e saj, ajo bashkëngjiti edhe një fragment nga një intervistë me video në “Bfm TV”, ku ritheksonte gabimin e rëndë të Macron.
Franca u bë një nga shtetet që njohu Palestinën dhe kjo ka sjellë reagime të forta.
Lini një Përgjigje