Bota19 Qershor 2024, 18:48

Lindja nuk gjen qetësi, Hezbollah-u paralajmëron luftë me Qipron: Nëse ndihmoni Izraelin do kundërpërgjigjemi

Shkruar nga Pamfleti

Lindja nuk gjen qetësi, Hezbollah-u paralajmëron luftë me Qipron:

Udhëheqësi i Hezbollahut Hassan Nasrallah, ka kërcënuar Qipron, se nëse vazhdon të lejojë Izraelin të përdorë aeroportet dhe bazat e tij për qëllime ushtarake, atëherë do të kundërpërgjigjet.

“Nëse vazhdon të ndihmojë Izraelin do të thotë se është bërë pjesë e luftës” dhe Hezbollahu “do të merret me të” në përputhje me rrethanat”, ka thënë ai.

Shefi i Hezbollahut paralajmëroi se ata do të luftojnë “pa rregulla” dhe “pa kufij” në rast të një lufte më të gjerë me Izraelin dhe se askush në Izrael nuk do të jetë i sigurt nga sulmet e Hezbollahut.

Gjithashtu ai tha në një fjalim televiziv se objektivat e mundshëm në Detin Mesdhe ishin të qarta.

Nasrallah gjithashtu kërcënoi Qipron për herë të parë, duke thënë se Hezbollahu mund ta konsiderojë atë pjesë të luftës.