TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Mars 2026, 15:51

Mbi 1 mijë anije të bllokuara në Gjirin Persik, 25 mld dollarë naftë dhe gaz mbeten në mes të detit!

Shkruar nga Pamfleti

Mbi 1 mijë anije të bllokuara në Gjirin Persik, 25 mld

Rreth 1,000 anije me vlerë më shumë se 25 miliardë dollarë janë të bllokuara ose po presin në Gjirin Persik dhe ujërat përreth, si pasojë e ndërprerjes së rëndë të tregtisë detare për shkak të luftës në Iran dhe bllokimit të Ngushticës së Hormuzit.

Sheila Cameron, drejtoresha ekzekutive e Shoqatës së Tregut Lloyd's (Lloyd's Market Association), ka konfirmuar se rreth gjysma e këtyre anijeve janë cisterna nafte dhe gazi, me një vlerë të përgjithshme që tejkalon 25 miliardë dollarë. Sipas të dhënave të cituara nga Cameron, që nga e diela, kanë ndodhur të paktën 40 tranzite anijesh nëpër Ngushticën e Hormuzit. Kjo shënon një rënie drastike krahasuar me 116 anije që raportohet se kanë kaluar të shtunën, ditën kur filluan sulmet e para të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit.

Irani ka deklaruar se ka mbyllur ngushticën si hakmarrje ndaj sulmeve, duke paralajmëruar se çdo anije që përpiqet të kalojë do të sulmohet. Kjo ka bërë që shumica e kompanive të transportit detar të pezullojnë operacionet në zonë, duke çuar në anulime të sigurimeve të rrezikut të luftës ose rritje të mëdha të primeve, dhe në ndërprerje të mëdha të furnizimeve globale të naftës dhe gazit, rreth 20% e tregtisë botërore kalon nga ky pikë.

Megjithatë, tregu i sigurimeve në Londër ka shprehur gatishmëri për të ofruar mbulim për anijet që duan të kalojnë ngushticën, nëse pronarët e anijeve e konsiderojnë të sigurt për ekuipazhin dhe anijen. Shoqata e Tregut Lloyd's po bashkëpunon edhe me qeverinë amerikane për plane të mundshme sigurimi dhe mbrojtjeje për të rifilluar trafikun.

Presidenti amerikan Donald Trump ka sinjalizuar mundësinë e shoqërimit të anijeve nga Marina e SHBA-së për të rifilluar tranzitet e sigurt.

irani lundja e mesem anije

Lini një Përgjigje