TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2026, 16:03

"Mos luani me mua",Trump mesazh vendeve që refuzuan Bordin e Paqes: Përpiqen të bëjnë si të zgjuar, por do vijnë shumë shpejt!

Shkruar nga Pamfleti
"Mos luani me mua",Trump mesazh vendeve që refuzuan Bordin e
Donald Trump

Deklarata e presidentit amerikan vjen pas refuzimit të disa shteteve për t’iu bashkuar nismës së propozuar prej tij.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar me tone të ashpra ndaj disa vendeve që, sipas tij, kanë refuzuar t’i bashkohen një nisme të quajtur “Bordi i Paqes”. Gjatë fjalës së tij, Trump u shpreh: “Mos luani me mua”, duke shtuar se vendet që po përpiqen “të bëjnë pak si të zgjuar” do të rikthehen shumë shpejt në tryezë.

Në mesazhin e tij, Trump sugjeroi se disa shtete po mbajnë një qëndrim refuzues për arsye taktike apo politike, por paralajmëroi se ato do të ndryshojnë qëndrim në një periudhë të afërt. Ai nuk specifikoi se cilat vende i referohej, as arsyet konkrete të refuzimit.

“Pothuajse të gjithë e kanë pranuar, dhe ata që nuk e kanë bërë, do ta bëjnë. Disa po përpiqen të bëjnë pak si të zgjuar, por kjo nuk funksionon, nuk mund të bëni të zgjuarin me mua,” tha Trump.

Deklarata u shoqërua me tone paralajmëruese, duke lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara ose administrata që ai përfaqëson, kanë instrumente ndikimi që mund të përdoren në raport me këto vende.

 

bordi i paqes trump

Lini një Përgjigje