TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Korrik 2025, 22:25

‘Ndodhi pak më shumë se 3 javë më parë”, Trump: Ndalëm luftën Serbi-Kosovë e Indi-Pakistan

Shkruar nga Pamfleti

‘Ndodhi pak më shumë se 3 javë më parë”,

Presidenti amerikan Donald Trump, disa herë ka përmendur ndaljen e një lufte mes Kosovës dhe Serbisë, por asnjëherë më parë nuk ka folur për kohën se kur rrezikohej lufta. Së fundmi Presidenti amerikan ka përmendur periudhën, e cila nuk ka të bëjë me mandatin e tij të parë në krye të Shtëpisë së Bardhë, por me priudhën e fundit. Gjithsesi Trump e ka grupuar atë që mund të ndodhte mes Serbisë dhe Kosovës me konfliktin mes Indisë dhe Pakistanit apo Ruandën me Kongon.

“Ne bëmë një punë të mirë me Indinë dhe Pakistanin, gjithashtu me Serbinë dhe Kosovën, Ruandën dhe Kongon.

Dhe e gjithë kjo ndodhi gjatë tre javëve të fundit a më shumë, apo jo Marco?

Dhe ne ndaluam të tjerë që ishin gati të luftonin, dhe ne ndaluam shumë përleshje. Mendoj se ndaluam shumë luftëra të mëdha të them të drejtën.

Shumë të mëdha. Ishte India dhe Pakistani. Ndaluam luftën përmes tregtisë. Po merremi me Indinë, me Pakistanin, dhe ne u thamë se nuk do të merremi fare me ju nëse do të luftoni.

Ndoshta ishin gati në një fazë të bënin një luftë bërthamore, pasi siç e dini janë fuqi bërthamore. Ne e ndaluam dhe kjo ishte shumë e rëndësishme.

Po mundohemi që të ndihmojmë në mbylljen e këtij përbindëshi të krijuar nga Biden, për luftën që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës. Është diçka e tmerrshme. Nuk jam aspak i lumtur me presidentin Putin. Por kjo është diçka që s’do kishte ndodhur kurrë nëse do të isha president. Kjo është një luftë që me mua nuk do kishte ndodhur kurrë”, tha Trump.

 

Lini një Përgjigje