Bota28 Maj 2023, 17:22

Nis procesi i numërimit të votave në Turqi, Erdogan kryeson përballë Kiliçdaroglu

Shkruar nga Pamfleti

Nis procesi i numërimit të votave në Turqi, Erdogan kryeson

Procesi i numërimit të votave në Turqi ka nisur dhe po ecën me ritme të shpejta. Aktualisht janë numëruar mbi 42 për qind e votave dhe Erdogan duket se po shkon drejt një rizgjedhje si president i Turqisë.

Me 42 për qind të votave të numëruar Erdogan ka 57.9 për qind, ndërsa opozitari Kemal Kılıçdaroğlu ka marrë 42.91 për qind.

Nis procesi i numërimit të votave në Turqi, Erdogan kryeson

Ende është herët për të folur për një fitues të sigurt, pasi edhe në raundin e parë Erdogan nisi me një avantazh të dukshëm por Kemal rikuperoi në pjesën e mbetur të kutive.

Kujtojmë se më shumë se 64.1 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar, duke përfshirë mbi 1.92 milionë të cilët kanë votuar në qendrat e votimit jashtë shtetit.

Turqia zhvilloi sot raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi raundi i parë shkoi në balotazh duke qenë se asnjë nga kandidatët për president nuk mori mbi 50 për qind të votave të nevojshme për tu ngjitur në krye të shtetit.

erdogan kemal presidenti