Bota28 Maj 2023, 17:09

A po përpiqet Putin të vrasë Lukashenkon? Lideri bjellorus përfundon sërish në spital, gjendja e tij teje kritike

Shkruar nga Pamfleti

A po përpiqet Putin të vrasë Lukashenkon? Lideri bjellorus

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko raportohet se është shtruar me urgjencë në spitalin e Moskës, hera e dytë brenda pak javësh, pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar sërish.

68-vjeçari mësohet se ishte shtruar në spital në një gjendje ‘kritike’ pasi u rrëzua gjatë një udhëtimi për të takuar aleatin e ngushtë Vladimir Putin.

Incidenti me shëndetin e Lukashenkos vjen pasi para disa javësh lideri bjellorus u zhduk nga sytë e publikut për ditë me radhë për shkak të gjendjes së rënduar.

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve lokale për t’i dhënë fund spekulimeve me fotografi dhe video të kreut që kryente detyrën më 15 maj, mjekët po ngrenë sërish shqetësime mbi shëndetin e tij sipas DailyMail.

Sipas informacioneve që kemi, të cilat kanë nevojë për konfirmim shtesë, Lukashenko, pas takimit me Putinin me dyer të mbyllura, u dërgua urgjentisht në Spitalin Klinik Qendror në Moskë, ku ndodhet tani”, tha lideri i opozitës bjelloruse, Valery Tsepkalo.

Pas vizitave gjendja e tij u vlerësua nga mjekët kryesorë rusë si 'kritike' dhe u konsiderua i papërshtatshëm për të udhëtuar përsëri në Bjellorusi. Raportet thanë se avioni i tij u kthye në Minsk për të fshehur shtrimin në spital në Moskë.

Lukashenko është aleati më i afërt i Putinit, por megjithatë tashmë ka spekulime se ai mund të jetë helmuar nga shërbimet sekrete ruse, të cilat mund të kërkojnë një udhëheqës edhe më të bindur në krye në Minsk.

Masat e organizuara për të shpëtuar diktatorin bjellorus kishin për qëllim të shmangnin spekulimet për pjesëmarrjen e mundshme të Kremlinit në helmimin e tij”, tha Valery Tsepkalo

Kur u sëmur në fillim të këtij muaji, Lukashenko këmbënguli që të kthehej me nxitim në Minsk, mes thashethemeve se ai nuk u besonte mjekëve rusë. Ai iu nënshtrua një operacioni në Minsk, dhe më pas u shfaq i dobët dhe i mërzitur.

Më 15 maj, autoritetet publikuan fotot e tij me uniformë në një përpjekje të dukshme për t'i dhënë fund spekulimeve rreth shëndetit të tij.  Si në Moskë ashtu edhe në Minsk ai dukej se kishte një kateter në krahun e tij.

Për gjendjen e tij aktuale, analisti politik Bjellorus Dmitry Bolkunets tha se informacionet për përkeqësimin e shëndetit të Lukashenkos janë konfirmuar.

Ai është në Spitalin Klinik Qendror në Moskë. Ata po përpiqen ta vënë në këmbë dhe t’ia tregojnë publikut”, tha ai teksa shtoi se në rast të një kërcënimi për jetën e tij, Lukashenko mund të shkarkohet nga detyra.

"Kompetencat do t'i transferohen Natalya Koçanova [kryetares së dhomës së lartë të parlamentit] ose Këshillit kolektiv të Sigurimit", përfundoi ai.

lukashenko spital moskë