TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Shkurt 2023, 20:56

Një vjetori i nisjes së agresionit rus, 27 vendet e BE-së deklaratë të përbashkët: Do e mbështesim Ukrainën deri në rindërtimin e saj

Shkruar nga Pamfleti

Një vjetori i nisjes së agresionit rus, 27 vendet e BE-së

Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhanë një deklaratë të përbashkët të enjten në prag të një-vjetorit të pushtimit rus të Ukrainës. Në deklaratë liderët zotohen se nuk do ndalojnë së ndihmuari Kievin deri në rindërtimin e plotë të Ukrainës.

Ata e quajtën Ukrainën pjesë të familjes evropiane, teksa përshëndesnin popullin e saj për vendosmërinë e treguar në mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë, elasticitet përballë vështirësive dhe dinjitetit përball Rusisë.

“Ne do të mbështesim gjithashtu rindërtimin e Ukrainës, për të cilën do të përpiqemi të përdorim asetet e ngrira dhe të palëvizura ruse në përputhje me ligjin e BE-së dhe ndërkombëtar. Ne do të rrisim më tej presionin kolektiv ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës së saj të agresionit. Për këtë qëllim ne do të miratojmë një paketë të dhjetë të sanksioneve dhe do të ndërmarrim hapa kundër atyre që përpiqen të anashkalojnë masat e BE-së”, thuhej në deklaratë.

Vendet e BE-së dhe partnerët e saj thuhej më tej në deklaratë, do të vazhdojnë të qëndrojnë në mënyrë të vendosur dhe në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe popullin e saj “për aq kohë sa duhet

Ne mbështesim formulën e paqes të Presidentit Zelenskiy. Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, ne do të sigurohemi që Ukraina të mbizotërojë, të respektohet ligji ndërkombëtar, të rivendoset paqja dhe integriteti territorial i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, që Ukraina të rindërtohet dhe drejtësia të vihet në vend”, thuhej në deklaratën e përbashkët të 27-vendeve të BE-së.

 

be ukrainë

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje