TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Shkurt 2023, 21:10

Nesër 1 vit nga lufta në Ukrainë/ Kievi përgatitet për sulme masive, OKB thirrje Moskës të tërhiqet

Shkruar nga Pamfleti

Nesër 1 vit nga lufta në Ukrainë/ Kievi përgatitet për

Në Kiev, është hartuar një protokoll i veçantë sigurie për të gjitha objektet arsimore, kjo pasi Ukraina i druhet një sulmi masiv në përvjetorin e luftës.

Dita e premte do të shënojë 1 vjetorin e sulmit rus në Ukrainë, sulm i cili ka futur në kaos të gjithë botën.

E gjithë bota është vënë kundër Vladimir Putinit, por duket se cari rus nuk ka ndërmend të tërhiqet. Ekspertët parashikojnë një luftë të gjatë.

Ndërkohë Ukraina i druhet një sulmi masiv ditën e nesërme.  Masat e sigurisë janë rritur në të gjithë Ukrainën. Shkollat janë mbyllur dhe mësimi do të zhvillohet online dhe po ashtu është kërkuar që të punohet nga shtëpia. Patrullat e sigurisë janë shtuar në mënyrë që të minimizohet ndikimi i mundshëm i sulmeve ruse.

Në Kiev, është hartuar një protokoll i veçantë sigurie për të gjitha objektet arsimore. “Vendimi u mor për shkak të rritjes së kërcënimit të bombardimeve të armikut dhe veprimeve të mundshme provokuese në prag të një-vjetorit të pushtimit rus në shkallë të plotë të Ukrainës", thuhet në një deklaratë.

Shpërndarja e ndihmës humanitare dhe pagesave në para në zyrat postare do të jetë e kufizuar dhe oficerët e zbatimit të ligjit do të intensifikojnë patrullimet në vendet ku mund të mblidhen turma, tha administrata.

Kryetari i bashkisë Ihor Terekhov tha se është e vështirë të parashikohet se çfarë do të bëjnë forcat ruse nesër.

"Shumë njerëz tani pyesin: çfarë do të ndodhë? Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë, sepse varet nga kundërshtari ynë, armiku ynë. Askush nuk e kupton se çfarë ka në kokën e tij, askush nuk e di", tha ai.

Nesër 1 vit nga lufta në Ukrainë/ Kievi përgatitet për

Ndërkohë Kombet e Bashkuara pritet të votojnë një rezolutë që kërkon tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina.

Përderisa rezoluta nuk është e detyrueshme, votimi do të shfaqë mbështetjen për Kievin nga e mbarë bota, teksa lufta po vazhdon dhe të dyja palët po përgatiten që të intensifikojnë luftimet në pranverë.

Të mërkurën, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, hapi seancën e posaçme të Asamblesë së Përgjithshme duke dënuar pushtimin rus të Ukrainës që nisi më 24 shkurt 2022.

“Ky pushtim është sulm ndaj ndërgjegjes sonë kolektive”, tha Guterres.

Ai tha se përvjetori i parë është një “moment historik i zymtë për popullin dhe komunitetin ndërkombëtar”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, u bëri thirrje delegatëve që të mbështesin rezolutën që sponsorizohet nga aleatët e ngushtë të shtetit të tij.

Rezoluta mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, bën thirrje për ndaljen e luftimeve dhe i kërkon Rusisë që “menjëherë, krejtësisht dhe pa kushte të tërheqë” forcat e saj nga shteti.

lufta ne ukraine rusia 1 vit nga lufta

Lini një Përgjigje