TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Nëntor 2025, 18:20

Plani i paqes në Ukrainë, Franca: Putin është i interesuar, gjërat s’po i shkojnë si duhet në fushëbetejë!

Shkruar nga Pamfleti

Plani i paqes në Ukrainë, Franca: Putin është i interesuar,

Ministri i jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, deklaroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka interes ta marrë seriozisht një propozim të përshtatur të paqes nga SHBA-të.

Sipas tij, kjo vkjen për shkak se Rusia po përballet me pengesa ushtarake, dhe përparimi në fushëbetejë po vjen me një kosoto kolosale monetare dhe humanitare.

“Përparimi i ushtrisë ruse në Ukrainën lindore po vjen me një kosto kolosale, me më shumë se 1,000 ushtarë rusë të vrarë çdo ditë në vijat e frontit... Vladimir Putin duhet ta pranojë armëpushimin ose rrezikon ta ekspozojë Rusinë ndaj sanksioneve të mëtejshme që do ta paralizojnë ekonominë e saj, si dhe mbështetjen e ripërtërirë evropiane për Ukrainën”, tha ai për gazetën franceze La Tribune Dimanche.

Barrot shpresonte se BE-ja do të binte dakord për përdorimin e afërsisht 120 miliardë paundëve në asetet e ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën në samitin e ardhshëm të liderëve më 18 dhjetor.

Lini një Përgjigje