TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Maj 2025, 14:26

Plani i paqes/ Udhëheqësit europianë dhe Zelensky, bisedë telefonike me Trump

Shkruar nga Pamfleti

Plani i paqes/ Udhëheqësit europianë dhe Zelensky, bisedë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë, të cilët po vizitojnë Kievin, patën një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump të shtunën, ku diskutuan përpjekjet për paqe.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sibikha.

Në një postim në X, Sibiha deklaroi se Ukraina dhe të gjithë aleatët e saj janë gati për një armëpushim të plotë dhe pa kushte në tokë, det dhe ajër për të paktën 30 ditë, duke filluar nga e hëna.

Ai vetë e përshkroi bisedën telefonike si "produktive".

Lini një Përgjigje