TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Qershor 2023, 09:34

Prapaskenat: Si Putini por edhe dhe amerikanët e dinin për planin e Prigozhin

Shkruar nga Pamfleti
Prapaskenat: Si Putini por edhe dhe amerikanët e dinin për planin e
Vladimir Putin dhe kuzhinieri i tij Yevgeny Prigozhin

Sipas mediave ndërkombëtare, ka versione por jo një panoramë analitike plotësisht të ndriçuar. Për më tepër, ekziston gjithmonë problemi i shqyrtimit të dinamikës së regjimeve: ato kanë karakteristikat, mekanizmat, sekretet dhe rregullat e tyre të mbijetesës që janë të vështira për t'u kuptuar plotësisht...

Mediat më të rëndësishme amerikane si “Washington Post” e “New York Times”, bëjnë të ditur se CIA dinte gjithçka për planet rebeluese të kreut të Wagnerit. Madje, theksojnë, se edhe Vladimir Putin ishte i informuar prej kohësh, ndaj nisi që në fillim tentativat për negociata.

Sipas CIA-s, 10 qershori është pika e thyerjes ndërmjet Wagnerit dhe Vladimir Putin. Ditë kur Moska i imponon Prigozhinit një akt nënshtrimi ndaj Ushtrisë, e që nga ai moment shefi i Wagner vihet në lëvizje për të reaguar. Por natyrisht shkaku kryesor janë humbjet e shumta në terren që pësoi ushtria e tij private.

Ndërkaq, CIA e dinte gjithashtu se ka pasur një dozë teatraliteti në daljet e “kuzhinierit” të Putinit, e që Kremlini e përdor për lojërat e tij, por Prigozhin ka autonomi dhe nuk do të ishte thjesht një kukull.

Krahasuar me pragun e pushtimit të Ukrainës, Uashingtoni ka preferuar ta mbajë informacionin në një rreth të kufizuar drejtuesish dhe kongresmenësh, ka dhënë një pasqyrë të përmbledhur, por nuk ka dhënë alarmin në publik. Kjo ka ndodhur për shkak se amerikanët kishin frikë se cari rus do të përdorte situatën duke akuzuar SHBA-në se qëndronin pas kryengritjes. E ky ishte shqetësimi i madh për arsenalin bërthamor të Rusisë.

Kremlini, sipas vlerësimeve amerikane, ishte i vetëdijshëm për rrezikun, kishte mbledhur paraprakisht sinjale për kërcënimin e Prigozhin. Për momentin nuk është e qartë pse ai nuk ka vepruar me shpejtësi duke i ndaluar në kohë kryengritësit. Megjithatë, mediat amerikane, duke ju referuar burimeve nga CIA, thanë se Putin u befasua me sa lehtë Prigozhin mori komandën në Rostov. E këtu, ka hipoteza se ekzistojnë kontraste të rëndësishme brenda hierarkisë politike dhe ushtarake ruse, e natyrisht probleme në sistemet e sigurisë, mangësi që shihen në shumë raste. Nga bastisjet e rebelëve në Belgorod tek sulmet me dron në kryeqytet.

Vonesa e përgjigjes së Moskës, lë vend për ata që besojnë në teoritë e konspiracionit.

Ndërkaq, fakt tjetër është se si rebelët mundën të përparonin shpejt pa hasur në rezistencë reale, aspekt që nuk përjashton mbështetjen që ka Wagner në disa sektorë të forcave të armatosura. Ndoshta jo të përfshirë apo edhe bashkëpunëtorë, por të gatshëm për t'i lënë gjërat të rrjedhin. Pra ishim në kushtet klasike të një grushti shteti.

Ajo që ndodhi në 48 orët e fundit nuk është e lehtë të shpjegohet në tërësi.

Sipas mediave ndërkombëtare, ka versione por jo një panoramë analitike plotësisht të ndriçuar. Për më tepër, ekziston gjithmonë problemi i shqyrtimit të dinamikës së regjimeve: ato kanë karakteristikat, mekanizmat, sekretet dhe rregullat e tyre të mbijetesës që janë të vështira për t'u kuptuar plotësisht. Ekspertët më të mirë të fushës, bazohen te historia, precedentët e saj, megjithatë mbeten qoshe të errëta dhe aspekte personale që mund t'i zbulojnë vetëm ata që janë realisht në rrethin magjik të Vladimir Putinit. / Pamfleti

plani i prigozhin amerikanët vladimir putin

Lini një Përgjigje