TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Qershor 2023, 08:02

Rebelimi i Wagner ndaj Putinit, paralajmëron Trump: Ajo që mund të vijë do të jenë shumë më e keqe!

Shkruar nga Pamfleti
Rebelimi i Wagner ndaj Putinit, paralajmëron Trump: Ajo që mund
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar tensionet e krijuara brenda Rusisë mes kreu të Wagner dhe Vladimir Putin, duke i vlerësuar ato si një rrëmujë të madhe.Trump bëri një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”.

Megjithatë, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi dhe bëri thirrje për kujdes, pasi sipas tij, ajo që mund të vijë “mund të jenë shumë më e keqe”.

Ky koment vjen pas një periudhe kritikash të ashpra ndaj Jo Biden ndaj pushtimit të Rusisë në Ukrainë, i cili nisi më 24 shkurt të vitit të kaluar. Trump ka përsëritur disa herë se nëse ai do të rikthehej në drejtimin e Amerikës do të ndalte luftën brenda 24 orëve të para.

Ndërkohë, zhvillimet e fundit në Rusi u komentuan edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, i cili paralajmëroi se trazirat mund të mos kenë përfunduar ende dhe mund të duhen javë ose muaj për t’u zhvilluar.

“Ky është vetëm një kapitull i shtuar në një libër shumë, shumë të keq që Putin ka shkruar për Rusinë. Por ajo që është kaq e habitshme në lidhje me të është se kjo po i vjen nga brenda.”, i tha Blinken CNN.

donald trump rusia putin

Lini një Përgjigje