Bota 7 Prill 2023, 08:43

Prigozhin pranon humbjen : Trupat e ushtarëve tanë po varrosen këtu

Shkruar nga Pamfleti

Prigozhin pranon humbjen : Trupat e ushtarëve tanë po varrosen

Kreu i grupit rus ‘Wanger’, Yevgeny Prigozhin në një video të publikuar thotë se ushtarët e grupit të tij po vijojnë të pësojnë humbje gjatë betejës në Bakhmut që po konsiderohet si lufta më e ashpër ushtarake mes rusëve dhe ukrainësve.

Një video e shpërndarë nga shërbimi i tij për shtyp tregon shefin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, duke qëndruar përpara qindra varreve me kryqe druri dhe kurora me lule.

“Ata vazhdojnë të varrosin luftëtarët e Wagner këtu”, citohet të ketë thënë Prigozhin në video duke iu referuar kompanisë private ushtarake që ai themeloi.

Raportet e detajuara nga SHBA dhe NATO-s për planet për Ukrainën përfunduan në rrjetet sociale, Twitter dhe Telegram. 

Sipas analistëve, të dhënat janë modifikuar në disa pjesë nga versioni origjinal duke rritur vlerësimet amerikane për të vdekurit e luftës në Ukrainë dhe duke rishikuar në rënie ato të viktimave të Rusisë.

Analistët theksojnë se rrjedhja e të dhënave është një përpjekje e Moskës për dezinformim. Ky është një dëm mjaft i madh për inteligjencën Perëndimore.

Në fakt, dokumentet e publikuara detajonin dërgesat e radhës të armëve, planet strategjike dhe gjendjen e trupave dhe batalioneve.

Presidenti kinez, Xi Jinping është shprehur i hapur për dialogun me Kievin teksa Macron është në vizitën e tij 3-ditore në Kinë. Macron i ka kërkuar homologut të tij kinez Xi Jinping që të përdorë ndikimin e tij për të ndihmuar në ndalimin e luftës në Ukrainë. Xi tha se dy vendet e tyre kishin "aftësinë dhe përgjegjësinë" për të mbrojtur paqen botërore.

Ndërkohë, presidenti kinez Xi thotë se është në dispozicion për të telefonuar Zelensky, por Moska përsërit se aktualisht nuk ka perspektiva për një zgjidhje paqësore.

rusi ukraine shba nato