Bota25 Mars 2023, 14:14

Putin në vështirësi, i zvogëlohen shanset për një ofensivë të re në pranverë

Shkruar nga Pamfleti
Putin në vështirësi, i zvogëlohen shanset për një

Ish-presidenti rus dhe kreu aktual i Këshillit të Sigurimit të Moskës, Dmitri Medvedev , konfirmoi sot planin e Vladimir Putin për  të rritur forcat e ushtrisë në 1.5 milion njerëz. Medvedev tha se ky nivel duhet të arrihet edhe përmes rekrutimit të ushtarëve me kontratë, raporton Interfax!

"Unë besoj se një ushtri e përzier e bazuar në rekrutim dhe në kontrata është aktualisht në përputhje me mbrojtjen e suksesshme të atdheut tonë. Së dyti, sigurisht, operacioni special ushtarak ka pasur ndikim në të,dhe sidomos sepse forca e një ushtrie testohet gjatë aksioneve ushtarake. Së treti, ushtria jonë duhet të bëhet më e madhe. Dhe numri i saj është bërë i ditur, nuk është më pak se 1.5 milion njerëz". tha Medvedev sot në një konferencë për shtyp.

Kremlini ka zvogëluar planet për një ofensivë të mëtejshme në Ukrainë këtë pranverë dhe do të fokusohet në mbrojtjen e territoreve të pushtuara në pritje të një avancimi nga forcat e Kievit që duhet të fillojë së shpejti/ Kështu bën me dije agjencia Bloomberg!

Moska po kërkon gjithashtu të rekrutojë deri në 400,000 "ushtarë me kontratë" këtë vit për të zëvendësuar humbjet që ka pësuar deri më tani. Kështu, autoritetet ruse do të donin të shmangnin një tjetër mobilizim në shkallë të gjerë në funksion të fushatës për zgjedhjet presidenciale të marsit të ardhshëm.

dmitri medvedev ukraina