
Fjalimi i Putinit nuk kishte asgjë më shumë sesa sulme ndaj Perëndimit dhe Ukrainës...
Për presidentin rus Vladimir Putin, parada e këtij viti të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq ishte një shans për të treguar forcën e tij. Por ai në fakt tregoi vetëm izolimin e tij gjeopolitik.
Në një fjalim para trupave ushtarake, Putin hoqi një paralele midis pushtimit të tij në Ukrainë dhe sakrificave të Luftës së Dytë Botërore. I rrethuar nga veteranët e mbijetuar të asaj që Rusia ende e quan Lufta e Madhe Patriotike, presidenti rus e konsideroi veten si shpëtimtar dhe mbrojtës të një Rusie të shënjestruar nga "elitat globaliste" të Perëndimit.
“Sot, qytetërimi është përsëri në një pikë kthese. Sërish ka nisur një luftë e vërtetë kundër atdheut tonë”, tha ai.
Ndërsa Rusia nuk sheh "kombe jomiqësore në Perëndim apo në Lindje", Putin sugjeroi se forcat më të errëta po komplotojnë kundër Moskës.
“Elitat globaliste perëndimore ende flasin për përjashtimin e tyre, duke vënë njerëzit kundër njëri-tjetrit dhe duke përçarë shoqërinë, duke provokuar konflikte të përgjakshme dhe grushte shteti, duke mbjellë urrejtje, rusofobi dhe nacionalizëm agresiv,” tha ai. “Kombi ukrainas është bërë peng i një grushti shteti që çoi në një regjim kriminal të udhëhequr nga zotërinjtë e tij perëndimorë. Është bërë peng i planeve të tyre mizore dhe egoiste”, vijoi ai.

Ia vlen ta analizosh fjalimin e tij. Është pikëpamja e kahershme e Putinit se Ukraina nuk është një komb legjitim – ukrainasit dhe rusët, sipas tij, janë "një popull" dhe shteti ukrainas është një konstrukt artificial. Në pikëpamjen e tij konspirative për botën, shtetet si Ukraina janë thjesht vasalë.
Por le t’i kujtojmë Putinit se ishte një revoltë e vërtetë popullore – aspak CIA apo George Soros – që solli njerëzit në sheshin “Maidan” të Kievit për të mbështetur aspiratat e Ukrainës për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian, duke çuar në rrëzimin e presidentit pro-rus në 2014.
Sipas mediave shtetërore, mbi 500 pjesëmarrës të të ashtuquajturit "operacion special ushtarak" i Rusisë në Ukrainë morën pjesë në paradën në Sheshin e Kuq të martën. Dhe në fjalimin e tij, Putini i quajti ata si trashëgimtarë të fitores në Luftën e Madhe Patriotike. Nuk është për t'u habitur që ukrainasit po kundërshtojnë një zhvillim të tillë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kishte paraqitur një projekt-ligj për të ndryshuar festimet zyrtare të ditës së fitores nga 9 maji në 8 maj dhe e krahasoi agresionin e Rusisë me atë të Gjermanisë së Hitlerit.
“Më 8 maj që shumica e kombeve të botës kujtojnë madhështinë e fitores ndaj nazistëve”, tha Zelensky.
Ajo që i vuri kapak dështimi të manifestimit të Putinit ishte deklarata e kreut të Wagner. Ai tha se Dita e Fitores ështe gjyshërve të tyre, pasi ata vetë nuk kanë fituar asnjë milimetër. /CNN
Lini një Përgjigje