TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Maj 2025, 17:01

“Rri larg, humbës”/ Pas shuplakës ekspertët e leximit të buzëve zbardhin debatin e Macronit me gruan

Shkruar nga Pamfleti

“Rri larg, humbës”/ Pas shuplakës ekspertët e leximit

Një video që u bë virale brenda pak minutash teksa tregonte një moment paksa të sikletshëm kur Brigitte, gruaja e Presidentit francez, godet në fytyrë Emmanuel Macron, teksa çifti do të zbriste shkallët e avionit në pistën e kryeqytetit të Vietnamit, për një vizitë diplomatike.

Emmanuel Macron, pasi vuri re kamerat dhe u përpoq ta shpërfillte incidentin duke përshëndetur me dorë, zbriti nga avioni së bashku me zonjën e parë. Megjithatë, Brigitte e refuzoi dorëm që i ofroi burri i saj, duke preferuar të kapej pas kangjellave të shkallës.

Videoja u bë virale në internet vetëm brenda pak orësh, duke tërhequr interesin e ekspertëve që u përpoqën të deshifronin bashkëveprimin midis çiftit. Sipas një eksperteje të leximit të buzëve, Brigitte, teksa kalonte pranë burrit të saj, i pëshpëriti atij në frëngjisht: "Dégage, espêce de loser", ose "rri larg, humbës!"

Ai, i zënë në befasi, u përpoq ta qetësonte. “Essayons, s'il te plaît” (“Le ta provojmë, të lutem”), është ajo që i tha ai, por mori një “jo” të prerë nga Brigitte.

Debati përfundoi me një "je vois" ("Unë e kuptoj") nga presidenti francez.

Elizeja fillimisht mohoi vërtetësinë e imazheve, por më vonë i konfirmoi ato. Një mik i ngushtë i presidentit e përshkroi atë si një "grindje" të thjeshtë midis çiftit.

"Ishte një moment për presidentin dhe gruan e tij për t'u çlodhur për herë të fundit para fillimit të udhëtimit, duke qeshur me të madhe", u tha gazetarëve shoqëruesit e presidentit.

"Ishte një moment afërsie. Nuk mjafton t'u japësh teoricienëve të konspiracionit diçka për të debatuar", ndërpreu shkurt kreu i stafit të Elizesë, duke ia atribuar komentet negative kryesisht qarqeve pro-ruse.

Duke lënë mënjanë grindjet, presidenti francez është i zënë në një turne gati njëjavor në Azinë Juglindore: pas ndalesës së tij të parë në Vietnam, ai do të vizitojë gjithashtu Indonezinë dhe Singaporin.

Lini një Përgjigje