
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni udhëtoi pasditen e sotme drejt Gjirit Persik për një mision dyditor në rajon. Meloni mbërriti fillimisht në Jeddah të Arabisë Saudite, ku pritet të zhvillojë takime me liderët kryesorë të Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit.
Kjo vizitë konsiderohet e para e një lideri perëndimor në zonën e Gjirit Persik që nga fillimi i konfliktit në Iran, dhe vjen në një moment shumë delikat për sigurinë energjetike globale. Qëllimi kryesor i vizitës, sipas burimeve qeveritare italiane, është kryesisht për forcimin e sigurisë energjetike kombëtare të Italisë.
Rajoni i Gjirit mbetet vendimtar për furnizimin me naftë dhe gaz, veçanërisht pas shqetësimeve të fundit të shkaktuara nga tensionet dhe konfliktet në zonë, të cilat kanë prekur edhe furnizimet nga Katari.
Gjatë takimeve pritet të diskutohen tema si bashkëpunimi ekonomik, siguria rajonale dhe mundësitë për marrëveshje të reja në fushën e energjisë, me synim diversifikimin e burimeve dhe mbrojtjen e interesave italiane në një kontekst gjeopolitik të paqëndrueshëm.
Lini një Përgjigje