
Presidenti i SHBA Donald Trump u takua me homologun e tij rus Vladimir Putinin për gati tre orë ditën e djeshme në Alaska, në samitin e parë SHBA-Rusi që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Përpara samitit, Trump ishte shprehur se nuk do të ishte i lumtur nëse nuk do të binin dakord për një armëpushim.
Por pas bisedimeve të tij me Zelenskyy-n, ai u shpreh se "nëse gjithçka shkon mirë, ne do të caktojmë një takim me Presidentin Putin".
Presidenti amerikan zhvilloi një telefonatë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit e NATO-s në orët pas samitit të tij me Putinin.
Presidenti amerikan konfirmoi se Zelensky do të vizitojë Uashingtonin për bisedime të hënën.
Ndërkohë, Rusia po sulmon sërish Ukrainën. Ushtria Ajrore e Ukrainës raportoi se Rusia ka kryer një sulm të gjerë ajror gjatë natës, duke lëshuar 85 dronë sulmues dhe një raketë balistike drejt territorit ukrainas.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se pret që Rusia të shtojë presionin dhe sulmet ndaj Ukrainës në ditët në vijim për të “krijuar rrethana më të favorshme për bisedime me aktorët globalë”.
Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky thekson se Ukraina po dokumenton lëvizjen e trupave ruse dhe do të “kundërpërgjigjet, nëse është e nevojshme”.
“Ukrainës i duhen pozicione të forta dhe rezistencë vërtet të prekshme ndaj armikut”, u shpreh Zelensky.
Lini një Përgjigje