TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Qershor 2025, 12:45

Takim urgjent në Gjenevë: Diplomacia në offensive!

Shkruar nga Pamfleti
Takim urgjent në Gjenevë: Diplomacia në offensive!
Ministri i Jashtë i Iranit Abbas Araghchi /

Evropa aktivizon diplomacinë: Takimi i Gjenevës për të ndalur flakët e luftës Izrael-Iran

Në një zhvillim të rëndësishëm diplomatik, Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka konfirmuar se nesër do të takohet në Gjenevë me homologët e tij britanik, francez dhe gjerman, si dhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme. Kjo është raportuar nga agjencia shtetërore iraniane IRNA.

  Çfarë do të thotë ky takim?

Takimi është kërkuar nga vetë tri vendet evropiane, një sinjal se Brukseli dhe kryeqytetet e mëdha perëndimore po përpiqen të frenojnë përshkallëzimin mes Izraelit dhe Iranit, që tashmë e ka kaluar kufirin e luftës së ftohtë. Ka gjasa që bisedimet të fokusohen në rivendosjen e një marrëveshjeje të ngjashme me JCPOA-n (marrëveshja bërthamore e vitit 2015), për të shmangur një përballje të drejtpërdrejtë me përmasa globale.

Ky takim mund të jetë pika e kthesës, ose fillimi i diplomacisë së dështuar – gjithçka do të varet nga vullneti real i palëve për kompromis./Pamfleti

abbas araghchi

Lini një Përgjigje