TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Gusht 2025, 08:05

Takimi me Putin, Zelensky rrezikon të zemërojë Trump; liderët e Europës vendosin tre kushte për paqen në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
Takimi me Putin, Zelensky rrezikon të zemërojë Trump;
Volodymyr Zelensky

Media amerikane " The New York Times” shkruan se “refuzimi i prerë” nga Volodymyr Zelensky në lidhje me sugjerimin e Presidenti amerikan  “rrezikon të zemërojë z. Trump”, i cili, sipas gazetës, më parë e kishte kritikuar Kievin se “nuk është gati për paqe”.

Në fjalimin e tij të shtunën, Zelensky theksoi se kufijtë e Ukrainës janë të sanksionuar në kushtetutën e saj dhe se “askush nuk mund ose nuk do” të bëjë lëshime për këtë çështje. “Ukrainasit nuk do t’ua japin tokën e tyre pushtuesve”, këmbënguli ai.

Megjithatë, më herët këtë javë, Zelensky pranoi se Ukraina nuk është në pozicion për të rimarrë me forcë territoret ruse që pretendon. 

Zelensky gjithashtu nënvizoi rolin kyç të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ato janë në gjendje të ndalojnë luftën, ndërsa shtoi se i vetmi që e kundërshton këtë është Vladimir Putin.

“Karta e vetme e Putinit është aftësia për të vrarë, dhe ai po përpiqet të shesë ndalimin e përkohshëm të vrasjeve me një çmim sa më të lartë të mundshëm”, tha ai.

Sipas tij, Kremlini kërkon që një pauzë në luftime të shitet si sukses diplomatik, në këmbim të njohjes së pushtimeve.

“Putini ka frikë nga sanksionet dhe po përpiqet me çdo mënyrë t’i shmangë ato. Ai dëshiron të shkëmbejë një pushim në luftë me njohjen e pushtimeve – dëshiron të marrë plaçkë territoriale për herë të dytë”, përfundoi Zelensky.

Të premten, Presidenti Trump tha se një marrëveshje paqeje midis dy palëve ndërluftuese ka të ngjarë të përfshijë “një shkëmbim territoresh në dobi të të dyja palëve”, por nuk dha detaje specifike.

Trump do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në Alaska të premten e ardhshme, në një përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti.

Rusia këmbëngul që rajonet e Luganskut, Donetskut, Zaporozhjes dhe Khersonit u bënë pjesë e territorit të saj pas referendumeve të mbajtura në vitin 2022.

Shtëpia e Bardhë ndërkohë po shqyrton mundësinë e ftesës së Zelenskyt në takimin në Alaska, duke mbetur "i hapur për një takim trepalësh".

Europa vë kushte për paqen në Ukrainë

Takimi me Putin, Zelensky rrezikon të zemërojë Trump;
Udhëheqësit evropianë reagojnë mbi samitin SHBA-Rusi

Ndërkohë udhëheqësit evropianë theksuan se “vetëm një qasje që kombinon diplomacinë aktive, mbështetjen për Ukrainën dhe presionin ndaj Federatës Ruse ”mund të sjellë sukses në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë , ku ushtria ruse pushtoi në shkurt 2022.

“Ne mirëpresim punën e Presidentit ( SHBA-së Donald) Trump për të ndaluar masakrën në Ukrainë” dhe “jemi të gatshëm ta mbështesim këtë punë në nivel diplomatik, si dhe duke vazhduar mbështetjen tonë të konsiderueshme ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, duke përfshirë edhe përmes punës së Aleancës së Vullnetit, dhe duke ruajtur dhe zbatuar masa kufizuese ndaj Federatës Ruse ”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga udhëheqësit evropianë.

Teksti është miratuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni , kancelari gjerman Friedrich Merz , kryeministri polak Donald Tusk , kryeministri britanik Keir Starmer , presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministri finlandez Alex Stubb. @Pamfleti

volodymyr zelensky

Lini një Përgjigje