TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Maj 2026, 12:35

Të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret jep detajet (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Të shtënat me armë pranë Shtëpisë së
Ilustrim

Policia dhe agjentët qëlluan një burrë pranë Monumentit të Uashingtonit të hënën, pasi ai u pa duke ecur me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, i cili më pas hapi zjarr ndaj tyre, sipas një deklarate nga Shërbimi Sekret i SHBA-së.

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret, Matt Quinn, tha se agjentë të veshur civilë e panë burrin rreth orës 3:30 të pasdites (UTC) të së hënës pranë Shtëpisë së Bardhë dhe vunë re se ai mbante një armë të fshehur. Agjentët më pas e ndoqën dhe njoftuan autoritetet.

Sipas tij, burri i panjohur u alarmua kur oficerë të Shërbimit Sekret me uniformë iu afruan dhe u përpoq të ikte, duke hapur zjarr ndaj tyre, ndërsa agjentët iu kundërpërgjigjen.

Burri u dërgua në një spital lokal dhe deri më tani nuk ka asnjë përditësim për shëndetin e tij , shtoi Quinn.

Një i mitur u plagos lehtë në shkëmbimin e të shtënave me armë dhe u dërgua gjithashtu në spital. Quinn tha se nuk mund të thoshte me siguri nëse i mituri u plagos nga plumbat e  personit apo të agjentëve .

"Do t'i lëmë mjekët të bëjnë analizat e tyre", tha ai, duke vënë në dukje megjithatë se "hetuesit besojnë se ai është goditur nga i dyshuari".

Autoritetet lokale u bënë thirrje njerëzve të shmangin zonën, pasi të shtënat ndodhën pranë Shtëpisë së Bardhë, ku në atë kohë po zhvillohej një aktivitet i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump .

Shtëpia e Bardhë u vu në izolim për një kohë të shkurtër, ndërsa autoritetet hetuan incidentin. Shërbimi Sekret i shoqëroi gazetarët nga salla, ndërsa Trump vazhdoi fjalimin e tij pa ndërprerje .

Incidenti vjen pothuajse një javë pasi një burrë i armatosur u përpoq të sulmonte Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Megjithatë, Quinn theksoi se ende nuk dihet nëse incidenti lidhet me Trumpin . "Nuk do të spekuloj ," tha Quinn, duke shtuar "nuk e di nëse është përfshirë presidenti apo jo, por do ta zbulojmë."

 

shtepia e bardhe sherbimet sekrete policia

Lini një Përgjigje