TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Mars 2026, 13:38

Teherani kërcënon Trump me vrasje: Do të eleminojmë, je në shënjestër!

Shkruar nga Pamfleti
Teherani kërcënon Trump me vrasje: Do të eleminojmë, je
Ali Larijani

Kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, paralajmëroi presidentin amerikan Donald Trump që të jetë i kujdesshëm, duke lënë të kuptohet se ai mund të bëhet objektiv i sulmeve. Reagimi erdhi pas deklaratave të Trump për pasoja të rënda nëse Irani ndërhyn në trafikun e naftës në Ngushticën e Hormuzit.

Larijani shkroi në rrjetin social X se Irani nuk frikësohet nga kërcënimet e Uashingtonit. Ai theksoi se figura më të fuqishme se Trump nuk kanë arritur ta mposhtin Iranin dhe i kërkoi presidentit amerikan të tregojë kujdes.

“Edhe ata më të mëdhenj se ju nuk mund ta eliminonin kombin iranian. Kujdesuni për veten tuaj”, tha Larijani.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që zyrtari iranian sugjeron se Trump mund të jetë në shënjestër. Disa ditë më parë ai deklaroi se presidenti amerikan duhet të paguajë çmimin për sulmet që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kryen kundër Iranit.

Trump reagoi shkurt ndaj këtyre deklaratave. Ai tha se nuk e di për kë bëhet fjalë dhe se komentet e Larijanit nuk kanë rëndësi për të.

Polemika lidhet me një paralajmërim të mëparshëm të Trump në rrjetet sociale. Presidenti amerikan deklaroi se Irani do të përballej me goditje shumë më të mëdha nëse përpiqet të bllokojë rrjedhën e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit.

Sipas tij, një veprim i tillë do të sillte shkatërrimin e objektivave që mund të paralizonin aftësinë e Iranit për t’u rindërtuar.

Ndërkohë, autoritetet amerikane kanë ngritur më parë akuza për plane të lidhura me Iranin kundër Trump. Në nëntor 2024, Departamenti i Drejtësisë njoftoi se kishte zbuluar dhe penguar një komplot për ta vrarë presidentin amerikan përpara zgjedhjeve presidenciale të atij viti.

Zyrtarë të sigurisë kombëtare në SHBA kanë deklaruar se ky rast ishte një nga disa planet e zbuluara që lidhen me përpjekje për të sulmuar Trump.

Shkëmbimi i deklaratave mes zyrtarëve iranianë dhe presidentit amerikan vjen në një periudhë tensioni të lartë mes dy vendeve, ndërsa çështja e sigurisë në Gjirin Persik dhe Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat kryesore të përplasjes.

irani kerecnon trumpin me vrasje

Lini një Përgjigje