
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby deklaroi mbrëmjen e sotme para gazetarëve se SHBA ka harxhuar pothuajse të gjithë fondet për Ukrainën.
Ai deklaroi se Uashingtoni beson se Ukraina mund të rifitojë territoret e saja, por pranoi se përparimi nga kundërofensiva ka qenë i ngadaltë.
Këtë javë, kreu i thesarit amerikan i kishte bërë thirrje Kongresit amerikan të ndante edhe 11.8 miliardë dollarë për Ukrainën, si pjesë e kërkesës së presidentit amerikan, Joe Biden për shpenzime shtesë. Kujtojmë se SHBA-ja ka ndihmuar më së shumti forcat ushtarake ukrainase në luftën kundër pushtuesit rus.
Me luftën e re të hapur në Gaza dhe me vëmendje politike e financiare të SHBA të fokusuar te Izraeli, duket se mbështetja ndaj Ukrainës do të cungohet dhe më shumë.
Lini një Përgjigje