TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Qershor 2023, 20:24

Tjetër katastrofë në Ukrainë, Rusia hedh në erë tubacionin më të madh të amoniakut në botë

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër katastrofë në Ukrainë, Rusia hedh në erë

Pas shpërthimit të digës në qytetin e Kherson-it është shtuar frika për një tjetër fatkeqësi mjedisore në Ukrainë, pasi tubacioni më i madh i amoniakut në botë i vendosur në Kharkiv, u bombardua sot nga Rusia.

Burime pro-Moskës, publikuan pamjet që tregojnë një re gazi që shpërndahet mbi një zonë pyjore pranë qytetit Masyutivka, e cila shtrihet në “zonën gri” midis kufirit rus dhe ukrainas, dhe aty strehon një stacion pompimi për tubacioni Tolyatti-Odessa.

Amoniaku është një komponent kyç i plehrave nitrat, ndërsa Rusinë është një nga prodhuesit kryesorë të tij në mbarë botën. Por është gjithashtu jashtëzakonisht toksik dhe mund të shkaktojë acarim të rëndë në mushkëri, fyt, hundë dhe sy, duke shkaktuar probleme serioze shëndetësore për njerëzit që mund të ekspozohen ndaj tij.

Moska tha të mërkurën se një “grup sabotatorësh ukrainas” hodhi në erë tubacionin. Ndërkohë, Kievi fajësoi trupat ruse, por tha se çdo dëmtim i tubacionit ishte një “pasojë e luftës” dhe se tubacioni ishte dëmtuar nga granatimet e përsëritura ruse.

Mesa duket frikërat më të mëdha të Ukrainë po kthehen në realitet, mbetet për t’u shpresuar që rusët të mos vazhdojnë me çmendurina dhe të sulmojnë termocentralin bërthamorë të Zapozhizhia.

ukrainë rusia amoniak

Lini një Përgjigje